Bota

"Nëse jeni këtu ilegalisht do t’ju ndjekim, arrestojmë..."! Administrata Trump vendos 100 postera të emigrantëve të dëbuar para Shtëpisë së Bardhë me rastin e 100 ditëve në detyrë

Sipas mediave të huaja me rastin e 100 ditëve të administratës së Donald Trump në SHBA, 100 foto të emigrantëve në SHBA të akuzuar për akte të tmerrshme, të tilla si rrëmbime, vrasje, përdhunime të të miturve, abuzim me fëmijë, trafik droge etj.

28 Prill 2025, 17:20 Nga E. D
"Nëse jeni këtu ilegalisht do t’ju ndjekim,
100 posterat

SHBA- Zyrtarët e administratës Trump të dielën vonë filluan të vendosin dhjetëra postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh. Sipas mediave të huaja me rastin e 100 ditëve të administratës së Donald Trump në SHBA, 100 foto të emigrantëve në SHBA të akuzuar për akte të tmerrshme, të tilla si rrëmbime, vrasje, përdhunime të të miturve, abuzim me fëmijë, trafik droge etj. Konkretisht posterat theksojnë se autorët janë arrestuar.

Siç shihet edhe në pamje 100 posterat janë vendosur në një mënyrë njëri pranë tjetrit, ku ekipet televizive të lajmeve transmetojnë lajme drejtpërdrejt jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem, me rastin e 100 ditëve të administratës Trump, postoi në mediat sociale: “Nëse jeni këtu ilegalisht dhe shkelni ligjin, ne do t’ju ndjekim, do t’ju arrestojmë dhe do t’ju çojmë në burg”.

"Nëse jeni këtu ilegalisht do t’ju ndjekim,

shba

Sondazh

Poll