Bota

Trump kërkon aneksimin e Kanadasë në ditën e zgjedhjeve

Trump u shpreh se nuk mund të subvencionojë më Kanadanë me qindra miliarda dollarë në vit që janë shpenzuar në të kaluarën nëse nuk është një shtet i SHBA.

28 Prill 2025, 17:19 Nga r.ll
Trump kërkon aneksimin e Kanadasë në ditën e zgjedhjeve
trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur sot dëshirën e tij për të aneksuar Kanadanë, në ditën e zgjedhjeve parlamentare që po mbahen në fqinjin verior të SHBA-së.

" I uroj fat popullit të madh të Kanadasë", shkroi Donald Trump në një postim në platformën e tij "Truth Social", duke u bërë thirrje kanadezëve të zgjedhin njeriun që ka fuqinë dhe mençurinë për të përgjysmuar taksat në rast se Kanadaja bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara. Në postimin e tij, Trump u shpreh se nuk mund të subvencionojë më Kanadanë me qindra miliarda dollarë në vit që janë shpenzuar në të kaluarën nëse nuk është një shtet i SHBA.

Trump kërkon aneksimin e Kanadasë në ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet e parakohshme që kanadezët po votojnë sot u thirrën nga kryeministri Mark Carney pasi mori kontrollin e Partisë Liberale, duke zëvendësuar kolegun e tij, Justin Trudeau. Vendvotimet tashmë janë hapur në të gjithë Kanadanë. Votimi do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.  Afërsisht 7.3 milionë njerëz, rreth një e katërta e të gjithë votuesve me të drejtë vote në vend, kanë votuar tashmë në sondazhet paraprake, sipas Elections Canada.

donald trump zgjedhjet ne kanada

Sondazh

Poll