Bota

PAMJE virale/ Peshkatarët në Jemen shpëtojnë delet që ranë në det nga një anije e mbytur

Por një grup peshkatarësh jemenas nga rajoni Ras Al-Arah, në provincën perëndimore të Lahj, u mobilizuan menjëherë dhe ata nxituan me varkat e tyre për një operacion shpëtimi.

28 Prill 2025, 17:38 Nga E. D
PAMJE virale/  Peshkatarët në Jemen shpëtojnë delet që
pamje nga vendngjarja

JEMEN- Një alarm u ngrit në brigjet e Adenit, pranë ujërave territoriale të Jemenit, kur një anije që transportonte mijëra dele u përmbys, duke shkaktuar skena paniku. Videot e publikuara nga aktivistët në mediat sociale tregojnë anijen gati duke u fundosur. 

Por një grup peshkatarësh jemenas nga rajoni Ras Al-Arah, në provincën perëndimore të Lahj, u mobilizuan menjëherë dhe ata nxituan me varkat e tyre për një operacion shpëtimi. Qëllimi i tyre ishte të shpëtonin ekuipazhin e anijes i cili, sipas raporteve fillestare, përbëhej nga marinarë somalezë dhe mijëra kafshë që po transportoheshin. Gjithashtu bëhet e ditur se rreth 160 dele janë mbytur.

jemen

Sondazh

Poll