28 Prill 2025, 15:40
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se në disa Prokurori të vendit janë regjistruar në total 14 kallëzime penale. Kallëzimet janë për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor", "Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore" dhe "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".
Sipas njoftimin të prokurorisë, kallëzimet e regjistruara kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.
Gjithashtu bëhet me dije se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Fier, 3 në Sarandë, 2 respektivisht në Tiranë dhe Gjirokastër dhe nga 1 rast në Durrës dhe Elbasan. Ndërkohë në SPAK janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria e Durrësit dhe një procedim penal nga Prokuroria e Fierit.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.
Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.
Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan.
Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithësej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.
Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.
Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
prokuroria e pergjithshme krimi zgjedhor zgjedhjet e 11 majit
Aktualitet
28 Prill 2025, 13:55
M.B
Roven Zeka
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë ku ndodhet pas hekurave shefi i Rrug...
Aktualitet
28 Prill 2025, 13:26
M.B
Droga
TIRANA- Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë dhe Postën Shqiptare, kanë goditur8 raste të t...
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:36
N.F
VLORË- Mëngjesin e djeshëm u gjet pa shenja jete 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili punonte roje në një pallat në ndër...
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:28
M.B
Milan Radoiçiç
KOSOVA- Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 serbëv...
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:24
N.F
Protesta
ROSKOVEC- Fermerët e Roskovecit ditën e sotme kanë dalë në rrugë ndërsa kanë protestuar në lidhje me ...
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:03
I.A
Pamjet
TIRANË- Takimi i sotshëm i kryeministrit Edi Rama me mjekët në QSUT, për të nënshkruar një marrëveshje,...
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:00
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë hapur zyrën e katërt të Postës së Kosovës në Leposaviq...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:54
M.B
Francesco Becchetti
TIRANA- Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në Gjykatën e A...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:47
N.F
Nënshkrimi i marrëveshjes
TIRANË- Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja së bashkëpunimit mes Dhom&eu...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:52
I.A
Policia
FIER- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Fier mes dhëndrit dhe vjehrrës. Mësohet se në fshatin Mari...