28 Prill 2025, 12:00
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë hapur zyrën e katërt të Postës së Kosovës në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Në hapjen e kësaj zyre, që është e dyta që është hapur në qendër të Leposaviqit, ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Ky është një lloj bashkëdyzimi i ligjshmërisë dhe cilësisë. Ata operatorët e palicencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës, ku përveç dërgesave të zakonshme të Postës, mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit”, tha Kurti.
Nga Posta e Kosovës thanë se në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviqit – tani ky institucion ka trembëdhjetë pika. Shumica e pikave – 11 prej tyre – sipas Postës, janë hapur vetëm në dy vjetët e fundit.
Megjithatë, një nga pikat e Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill u sulmua me dy granata dore. Sulmi ndodhi disa ditë pasi kjo pikë ishte hapur.
Sulmi u dënua nga zyrtarët në Kosovës dhe nga Gjermania. Kurti, e ishte cilësuar sulmin si “orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës”.
Sulme në veriun e Kosovës janë regjistruar edhe vitin e kaluar, teksa institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë një sërë hapash për, siç kanë thënë, shtrirjen e sovranitetit në këtë pjesë të vendit.
Këtu përfshihet mbyllja e organeve të përkohshme komunale – që funksiononin sipas sistemit të Serbisë – dhe ndërmarrjet e tyre publike. Po ashtu, janë mbyllur edhe Posta e Serbisë në veri, Banka Postare Kursimore, Thesari i Bankës Kombëtare, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Rrethi Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe të tjera.
Në veri, po ashtu është ndaluar përdorimi i dinarit serb për kryerjen e pagesave. Serbia ka financuar strukturat paralele në veri dhe ka mbështetur serbët atje përmes pensioneve dhe shtesave të tjera, në dinarë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar shumë nga veprimet e Prishtinës në veriun e Kosovës, duke i vlerësuar si veprime të paakordinuara./ REL
zyre poste ne kosove
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:54
M.B
Francesco Becchetti
TIRANA- Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në Gjykatën e A...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:47
N.F
Nënshkrimi i marrëveshjes
TIRANË- Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja së bashkëpunimit mes Dhom&eu...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:52
I.A
Policia
FIER- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Fier mes dhëndrit dhe vjehrrës. Mësohet se në fshatin Mari...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:47
M.B
Droga
VAU I DEJES- Dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, në Vaun e Dejes janë evideontuar me 2200 bimë t&...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:42
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 3 të rinj janë proceduar në gjendje të lirë pas ndeshjes së djeshme mes Partizanit dhe Elbasanit. Sip...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:03
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë ku kanë zbuluar 3 plantacione me...
Aktualitet
28 Prill 2025, 10:56
N.F
Duhani i sekuestruar
DURRËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit. Arrestimi i tij k...
Aktualitet
28 Prill 2025, 10:47
I.A
Renato Hoxhaj
VLORË- Bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e djeshëm në Vlo...
Aktualitet
28 Prill 2025, 10:44
N.F
Foto
ITALI- Për pak muaj mbushen 2 vite nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri ndërsa autoritetet italiane kanë zbuluar ...
Aktualitet
28 Prill 2025, 10:48
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LEZHA- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati. Sipas ...