Aktualitet

I dënuar me 17 vite burg/ Shtyhet sërish seanca në Apelin e Përgjithshëm për biznesmenin italian Francesco Becchetti, avokatët kërkojnë audio të seancave të shkallës së parë

Mësohet se shkak i shtyrjes ishte se avokatët mbrojtës për disa seanca radhazi kërkojnë audio të seancave që janë zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë.

28 Prill 2025, 11:54 Nga M.B

 

I dënuar me 17 vite burg/ Shtyhet sërish seanca në Apelin e
Francesco Becchetti

TIRANA- Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm gjyqi ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti, u shty më datë 12 maj ora 09:00. Mësohet se shkak i shtyrjes ishte se avokatët mbrojtës për disa seanca radhazi kërkojnë audio të seancave që janë zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë.

Nga janari i 2024 deri më tani, seanca në Apel është shtyrë 20 herë ndërsa procesi ende nuk është çelur pasi avokatët e Bechetit kanë paraqitur kërkesa të shumta, siç ishte edhe seanca e kësaj të hënë ku u kërkuan audiot e seancave gjatë procesit në shkallë të parë.

Trupi gjykues i vendosi të pranojnë kërkesën e fundit të avokatëve duke u bërë me dije që do ia vënë në dispozicion me e-mail sa më parë audiot e kërkuara, por edhe faktin që nuk do pranojnë më kërkesa të kësaj natyre. Ishin avokatët e Bechetit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të shkallës së parë.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Becchetti u shpall fajtor në mungesë për "falsifikim dokumentesh", "pastrim parash", "krijim të skemave mashtruese", dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

francesco beccetti

Sondazh

Poll