28 Prill 2025, 12:36
Nga N.F

VLORË- Mëngjesin e djeshëm u gjet pa shenja jete 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili punonte roje në një pallat në ndërtim, ndërkohë që mbetet mister arsyeja e ngjarjes, duke pasur parasysh faktin që viktima njihej si njeri i qetë dhe nuk kishte asnjë konflikt. Në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur”, bashkëjetuesja ka shpjeguar se ajo dhe viktima nuk kanë qenë çift, por jetonin bashkë.
Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm. Ajo ka rrëfyer gjithashtu se Renato ishte shoqëruar në komisariat pak ditë para ngjarjes.
“Para pak ditësh atë e morën në komisariat por nuk më tregoi asgjë se përse e kishin marrë. Në komisariat ka ndenjur diku rreth 2 ditë, në paraburgim. I shkova edhe unë që i çova një kafe, e pyeta mbi arsyen që e kishin marrë por as efektivët nuk më shpjeguan asgjë.
Nuk di të ketë pasur konflikt me njeri”, tha ajo.
“Nuk ishim çift, thjeshtë jetonim në të njëjtën ndërtesë dhe unë i paguaja qera. Jam nënë e një vajzë 18-vjeçare. Jam dhunuar disa herë nga Renato sepse kishim konflikte kryesisht ekonomike. Renato ka dalë më parë nga banesa, unë dilja më vonë. Dëgjova krisma por nuk zbrita sepse mendova se ishin fishekzjarrë. Më pas zbrita dhe pash trupin e pajetë, ku më pas kam kërkuare dhe ndihmën e fqinjve”, ka rrëfyer bashkëjetuesja.
Fqinjët kanë pohuar se nuk kanë dëgjuar krisma edhe pse banesa e tyre ndodhet vetëm 100 metra larg vendit ku u gjet trupi i pajetë. Pranë vendit ku është vrarë ka edhe kamera sigurie, të cilat janë marrë nga policia për tu këqyrur, ndërsa po ashtu është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës.
Renato Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.
vrasja e reanto hoxhajt
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:28
M.B
Milan Radoiçiç
KOSOVA- Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 serbëv...
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:24
N.F
Protesta
ROSKOVEC- Fermerët e Roskovecit ditën e sotme kanë dalë në rrugë ndërsa kanë protestuar në lidhje me ...
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:03
I.A
Pamjet
TIRANË- Takimi i sotshëm i kryeministrit Edi Rama me mjekët në QSUT, për të nënshkruar një marrëveshje,...
Aktualitet
28 Prill 2025, 12:00
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë hapur zyrën e katërt të Postës së Kosovës në Leposaviq...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:54
M.B
Francesco Becchetti
TIRANA- Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në Gjykatën e A...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:47
N.F
Nënshkrimi i marrëveshjes
TIRANË- Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja së bashkëpunimit mes Dhom&eu...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:52
I.A
Policia
FIER- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Fier mes dhëndrit dhe vjehrrës. Mësohet se në fshatin Mari...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:47
M.B
Droga
VAU I DEJES- Dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, në Vaun e Dejes janë evideontuar me 2200 bimë t&...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:42
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 3 të rinj janë proceduar në gjendje të lirë pas ndeshjes së djeshme mes Partizanit dhe Elbasanit. Sip...
Aktualitet
28 Prill 2025, 11:03
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë ku kanë zbuluar 3 plantacione me...