Aktualitet

Fermerët e Roskovecit në protestë: Grumbulluesit bëjnë lojëra me çmimin e prodhimeve! Po fitojnë në kurrizin tonë

Ata kërkojnë nga qeveria që të rrisë kontrollet mbi mënyrat e pandershme që bëjnë pikat e grumbullimit në luhatjen e çmimit.

28 Prill 2025, 12:24 Nga N.F
Fermerët e Roskovecit në protestë: Grumbulluesit bëjnë
Protesta

ROSKOVEC- Fermerët e Roskovecit ditën e sotme kanë dalë në rrugë ndërsa kanë protestuar në lidhje me uljen e çmimit të domates dhe kastravecit. Fermerët gjatë fjalës së tyre akuzojnë pikat e grumbullimit po bëjnë lojëra me çmimin dhe se po fitojnë në kurriz të tyre.

Ata kërkojnë nga qeveria që të rrisë kontrollet mbi mënyrat e pandershme që bëjnë pikat e grumbullimit në luhatjen e çmimit. Sipas tyre çmimi është i pa publikuar me parë dhe ndryshon nga dita në ditë. Në proteste kanë marrë pjese fermerët e fshatrave Suk1, Suk2, Arapaj, Strum si dhe fermerët e serave te fshatrave të Beratit si Rrerez, Stamaticë, Drenovicë, Goriçan Kutalli etj të bashkisë Dimal.

fermerët e roskovecit në protestë

Sondazh

Poll