Aktualitet

Dhoma e Noterisë, Kadastra dhe AZHT nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, synohet më shumë transparencë dhe siguri juridike

Ministri, Ulsi Manja me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të mbështetur noterinë dhe garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët.

28 Prill 2025, 11:47 Nga N.F
Dhoma e Noterisë, Kadastra dhe AZHT nënshkruajnë marrëveshje
Nënshkrimi i marrëveshjes


TIRANË- Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja së bashkëpunimit mes Dhomës së Noterisë, Kadastrës dhe AZHT. Marrëveshje kjo e mbështetur nga Ministria e Drejtësisë dhe që ka si synim më shumë transparencë dhe më shumë siguri juridike.

Ministri, Ulsi Manja me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të mbështetur noterinë dhe garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët.

“Në Asamblenë Kombëtare të Noterëve u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Dhomës së Noterisë, Kadastrës dhe AZHT-së, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, për më shumë transparencë dhe siguri juridike në shërbim të qytetarëve.

Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të mbështetur noterinë dhe garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët”, shkruan Manja.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit të nivelit të lartë, Dhoma e Shënimit të sipërfaqes nga zona e Mimoza Sadushi dhe Kadastra e sipërfaqes së drejtuesit të saj Lorena Goxhobelli kanë firmosur një marrëvshje që u jep zgjidhjen e çështjeve të shitjes së apartamenteve nga ndërtues mashtrues disa herë.

Kjo do të realizohet përmes një bashkpunimi dhe kontrolli të rreptë që këto insitucione do të ushtrojnë, duke nisur që nga miratimi i lejeve, kontratat e shitjeve e deri në procesin përfundimtar që është pajisja me certifikatën e pronësisë.

azht kadastra

Sondazh

Poll