Politike

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i do vish me mua ose prano që ke gënjyer

Pasi ka përfunduar mbledhjen, Rama ka thirrur qytetarin dhe i ka kërkuar që t'i jepte emrin e personit që ai ka paguar për të legalizuar ndërtesën që ka bërë.

28 Prill 2025, 12:54 Nga I.A
Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i
Rama dhe qytetari

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar debatin me qytetarin që i shprehu shqetësimin e rrugëve dhe legalizimeve ditën e sotme në një takim elektoral. Pasi ka përfunduar mbledhjen, Rama ka thirrur qytetarin dhe i ka kërkuar që t'i jepte emrin e personit që ai ka paguar për të legalizuar ndërtesën që ka bërë.

Por kur qytetari ka refuzuar që të flas me emra të përveçëm, por ka treguar se në çdo sektor ndodh e njëjta gjë, Rama e ka quajtur atë gënjeshtar. 

Pjesë nga debati:

Rama: Do më tregosh kujt i ke dhënë lekë, do me tregosh kujt i ke dhënë lekë

Qytetari: Unë kam halle si gjithë familjet e tjera.

Rama:  Do të marrim deklarimet dhe do tregosh kujt i ke dhënë lekë.

Qytetari: Unë e di se ju doni votën

Rama: Kush tha se jemi për votën, nuk e duam votën tënde

Qytetari: E do votën apo jo, po se deshe ti e do ai tjetri

Rama: Ti çoje ku të duash

Qytetari: Po, se me krahët e mia po jetoj

Rama: Gënjeve për të bërë politikë

Qytetari: Nuk më intereson Sali Berisha, më intereson kush bën punën, i jap votën

Rama:  Dili për zot nëse je burrë, por gënjeve...

edi rama

Sondazh

Poll