28 Prill 2025, 12:36
Nga M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit për riaktivizimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Hoxha tha se ky projekt po sulmohet sot nga opozita, e cila, sipas tij, vetë s’ka as ide dhe vizion, dhe po përpiqen ta kthejnë komunitetin kundër punëve të mira.
Gjithashtu Hoxha tha se janë të vetëdijshëm që shumë banorë mund të jenë të shqetësuar nga keqinformimet që janë përhapur lidhur me këtë projekt. Ai shtoi se nga ky projekt do të prodhohen automjete dhe uniforma, jo bomba e eksploziv.
“Jemi këtu për ndërtimin e një impianti të teknologjisë të lartë mes kompanisë Kayo dhe Timak, përfshin investim serioz në teknologji moderne dhe inovative për prodhimin e automjeteve ushtarake dhe uniformave me cilësi të lartë për FA dhe Policinë. Investim i rëndësishëm ekonomik për mbarë vendin por për njësinë 1 projekt transformues, që do të sjellë zhvillim dhe hap vende pune.
Ky projekt është veç një nga dhjetëra projekte transformuese, pjesë e vizionit Shqipëria 2030. Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, edhe për projekte të tjera që kanë transformuar këtë vend, edhe ky projekt po sulmohet sot nga opozita, e cila vetë s’ka as ide dhe vizion, po përpiqen ta kthejnë komunitetin kundër punëve të mira që përbëhen përmes mashtrimeve dhe gënjeshtrave.
Jam i vetëdijshëm që shumë banorë mund të jenë të shqetësuar nga keqinformimet që janë përhapur lidhur me këtë projekt, ndaj si përfaqësues i juaj, dua t’iu siguroj se s’ka asnjë gjë për t’u shqetësuar këtu do të prodhohen automjete dhe uniforma dhe jo bomba e eksploziv. Shkoza s’ka asnjë arsye për t'u shqetësuar por çdo arsye për të mirëpritur këtë projekt që do të zbatohet sipas standarteve më të larta të sigurisë teknike dhe mbrojtjes së mjedisit”, tha Hoxha.
ervin hoxha
Politike
28 Prill 2025, 12:15
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit për riaktivizimin e ish-Uzinës s&eum...
Politike
28 Prill 2025, 12:11
N.F
Safet Gjici
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është ankuar në Apelin me Juridiksion të Përgjithsh&e...
Politike
28 Prill 2025, 12:15
I.A
Arbjan Mazniku
TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është marrë në pyetje ditën e sotme nga Prokuroria ...
Politike
28 Prill 2025, 11:38
I.A
Altin Goxhaj
TIRANË- Avokati Altin Goxhaj, kandidat i koalicionit PD – ASHM në Tiranë, ka kallëzuar penalisht në SPAK kryemi...
Politike
28 Prill 2025, 11:30
I.A
Tedi Mula
TIRANË- Kandidati i Partisë Social Demokrate, Tedi Mula ka ndarë një moment personal nga përditshmëria e tij, ...
Politike
28 Prill 2025, 10:56
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryesocialisti Edi Rama ishte i pranishëm sot pranë ambienteve të QSUT, ku u firmos marrëveshja për nj&...
Politike
28 Prill 2025, 10:41
M.B
Ilir Meta
BERAT- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se fitorja e 11 majit është më pr...
Politike
28 Prill 2025, 10:32
N.F
Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genci Gjokutaj ka folur në lidhje me çështjen 'Partizani', duke theksuar se ajo është projektuar m...
Politike
28 Prill 2025, 09:36
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot datat kur do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë...
Politike
28 Prill 2025, 09:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të testojë sot pajisjet elektronike të identifikimit të zgjedhë...