Politike

Apeli i Tiranës pranon kërkesën për caktimin e ekspertëve! Në seancën e radhës do të paraqiten konkluzionet për gjendjen shëndetësore të Safet Gjicit

Avokati i Gjicit, Përparim Kulluri kërkoi nga gjykata caktimin e ekspertëve që të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakur. Kjo kërkesë mësohet se u pranua nga trupa e gjykimit.

28 Prill 2025, 12:11 Nga N.F
Apeli i Tiranës pranon kërkesën për caktimin e
Safet Gjici

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është ankuar në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm për vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që i rrëzoi vendimin për lirim para kohe. Avokati i Gjicit, Përparim Kulluri kërkoi nga gjykata caktimin e ekspertëve që të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakur. Kjo kërkesë mësohet se u pranua nga trupa e gjykimit.

Në seancën e radhës që do të mbahet më datë 12 maj pritet të paraqiten ekspertët dhe t’i paraqesin gjykatës konkluzionet e aktit në rast se ish-kryebashkiaku është apo jo në gjendje të marrë trajtim të nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut, apo nëse i rrezikohet jeta nga qëndrimi në qeli.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të 2024 viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. 

safet gjici

Sondazh

Poll