Politike

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Bëhet me dije se kërkesa e avokatëve të kreut të PD-së Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.  

28 Prill 2025, 12:41 Nga M.B
Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesën për
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga dosja "Partizani". Bëhet me dije se kërkesa e avokatëve të kreut të PD-së Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.  

Njoftimi i GJKKO:

Janë paraqitur katër kërkesa. Nga gjykata është vendosur si më poshtë:

1. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, paraqitur nëpërmjet mbrojtësve, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.

2. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, paraqitur nëpërmjet avokatit, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.

3. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jamarbër Malltezi.

4. Shpalljen e papranueshme të kërkesës së kërkueses Andia Pustina.

 

Më datë 5 maj 2025 pritet vendimi për kalimin ose jo për gjykim të dosjes "Partizani". Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

 

dosja partizani

Sondazh

Poll