28 Prill 2025, 10:32
Nga N.F
Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genci Gjokutaj ka folur në lidhje me çështjen 'Partizani', duke theksuar se ajo është projektuar me motiv politik dhe është vështirë të ecë në hollitë juridike. Gjokutaj i ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV shtoi se pas tre vjetësh që dosja ishte mbajtur në sirtar, ajo u regjistrua përfundimisht, ndërsa theksoi se dosja përbën një dënim të tretë ndaj Berishës.
Gjokutaj akuzoi për shkelje të procedurës dhe theksoi se 'goditja e tretë' ishte procesi i ndërmarrë. Ai gjithashtu përmendi shkeljen e Kushtetutës dhe ngritjen e çështjes deri në arrest shtëpie. Avokati kritikoi hetimin, duke e quajtur skandaloz dhe të mbështetur në ekspertë pa njohuri të mjaftueshme.
Gjokutaj tha se emri i Berishës nuk përmendet në asnjë rresht të dosjes, ndërkohë që Edi Rama i cili ka tre firma në dokumente nuk është thirrur kurrë si dëshmitar. Ai përfundoi duke thënë se çështja nuk ka asnjë fakt penal dhe se përgjegjësia për këtë proces duhet të përballohet nga ata që e kanë ideuar këtë 'gjellë ligjore'.
"Çështja partizani është filluar për të përfunduar kështu, pra është projektuar e tillë, dhe sigurisht që çështjet që fillojnë me motiv politik janë vështirë të ecin në hollitë juridike. Pas 3 vjetësh që u mbajt në sirtar dosja, u regjistrua më në fund sepse unë e kam thënë dhe e the, dosja partizani është dënimi i 3-të ndaj Berishës, e para që i bëri Lul Basha që bëri pezullimin, e dyta që sigla dhe vula, që është shkelje proceduriale, prapë Berisha nuk u dorëzua, dhe goditja e tretë ishte goditja me proces.
Bile në shkelje të Kushtetutës, dhe e agravuan deri sa e çuan në arrest shtëpie. Mbaroi hetimi, një hetim skandaloz, pa dijeninë tonë, me ekspertë që s’kanë njohuritë e posaçme, edhe prindi i një oficeri të policisë gjyqësore në BKH ky eksperti, dhe siç kam verifikuar unë, këtë e paskan ekspert të gatshëm. Tani pas përfundimit të hetimit ne jemi në fazën paraprake, kjo gjyqtare, që hoqi masën e sigurimit për zotin Berisha, po kjo gjyqtare ngrihet dhe thotë që të gjitha aktet janë të vlefshme.
Pavlefshmëria që ngrini ju nuk qëndron, thotë dhe akuza është e formuluar saktë. Po si është e formuluar, sa kur emri i Berishës nuk përmendet në asnjë rresht, një hetim që nuk ka thirrur Edi Ramën si deklarues, i cili ka firmën aty. Berisha s’ka asnjë firmë në atë dosje, Edi Rama ka tre firma. Në prokurori ka një gjë, që njëherë po kaloi miu, bëhet rrugë, kështu që siç duket ata e dinë këtë punë dhe sigurisht që ata nuk kanë kurajon juridike dhe civile të thërrasin Edi Ramën se Edi Ramën me letrat që kanë ata për Edi Ramën, kjo ju duket kështu, kinkalerina, gjëra të vogla, “e kemi aty e dimë ne që e ka bërë ai atë punë”, mirëpo me atë s’mund të merresh dot.
Dhe pastaj ju vjen keq kur thoni se duhet bërë reforma e reformës, sepse reformë edhe në etimologjinë e fjalës, reformë do të thotë formë e re, pra këto janë marrë me formën, jo me përmbajtjen, këto janë goditje të motivuara politikisht. Në këtë çështje nuk ka fakt penal, nuk është as konflikt civil, as administrativ, as fiskal, jo më të jetë penal. Pra s’ka fakt penal. Kjo është një çështje që do të vërë përpara përgjegjësisë ata që e kanë ideuar, ata që e kanë gatuar këtë gjellë në këtë formë, është vërtetë përgjegjësi e madhe,' tha ai.
gjokutaj
Politike
28 Prill 2025, 09:36
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot datat kur do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë...
Politike
28 Prill 2025, 09:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të testojë sot pajisjet elektronike të identifikimit të zgjedhë...
Politike
27 Prill 2025, 21:58
N.F
Këngëtari
KUÇOVË- Qytetarët e Kuçovës kanë dalë pasditen e sotme në shesh, ku mes brohorimave dhe val...
Politike
27 Prill 2025, 21:53
N.F
Takimet
TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Dhurata Çupi ditën e sotme ka zhvilluar takim...
Politike
27 Prill 2025, 21:42
N.F
Tedi Mula
TIRANË- Tedi Mula, një nga emrat më të rinj në politikë dhe kandidat për deputet në qarkun e Tiranës...
Politike
27 Prill 2025, 21:25
N.F
Natasha Kandiç dhe Përparim Rama
PRISHTINË- Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është nderuar ...
Politike
27 Prill 2025, 21:13
N.F
Berisha
KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçov&eum...
Politike
27 Prill 2025, 21:04
N.F
Berisha
KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçov&eum...
Politike
27 Prill 2025, 20:52
N.F
Berisha
KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçov&eum...
Politike
27 Prill 2025, 20:49
N.F
Berisha
KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçov&eum...