Aktualitet

Mjete prerëse dhe lëndë piroteknike/ Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes, procedohen 3 të rinj në Tiranë

Sipas policisë, janë proceduar penalisht personat me iniciale E. P., 36-vjeç, B. H., 25-vjeç dhe A. K., 35-vjeç.

28 Prill 2025, 11:42 Nga M.B
Mjete prerëse dhe lëndë piroteknike/ Hodhën sende të
Foto ilustruese

TIRANA- 3 të rinj janë proceduar në gjendje të lirë pas ndeshjes së djeshme mes Partizanit dhe Elbasanit. Sipas policisë, janë proceduar penalisht personat me iniciale E. P., 36-vjeç, B. H., 25-vjeç dhe A. K., 35-vjeç. 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, 35-vjeçarit iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës.

Pjesë nga njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, pasi 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta, në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, shtetasit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës. Sendet që posedoheshin ilegalisht u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

tirana

Sondazh

Poll