Aktualitet

Vëzhguan lëvizjet e 34-vjeçarit, policia greke kap shqiptarin me drogë, vihet në pranga

Gjatë kontrollit në makinë, autoritetet gjetën një hapësirë poshtë timonit ku 34-vjeçari kishte një qese me kokainë.

27 Prill 2025, 19:43 Nga N.F
Vëzhguan lëvizjet e 34-vjeçarit, policia greke kap shqiptarin
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar. Arrestimi tij mësohet se ka ardhur pasi ai u kap me një sasi droge. Efektivët e policisë janë informuar për veprimet e 34-vjeçarit dhe më pas kanë kryer kontrolle në makinë dhe banesës së tij në Hania.

Gjatë kontrollit në makinë, autoritetet gjetën një hapësirë poshtë timonit ku 34-vjeçari kishte një qese me kokainë. Në total, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë e 465 gramë kokainë, e ndarë në 197 pako të improvizuara, 1 peshore precize, 3.000 euro të ardhura nga trafiku i drogës, 1 celular si mjet për lehtësimin e komunikimit në tregtimin e drogës dhe 3 media dixhitale për ruajtjen e të dhënave (USB sticks).

Gjithashtu u sekuestrua një automjet privat, si mjet transporti droge. Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve pranë NënDrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve Hania.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll