Aktualitet

Aksident i trefishtë te rrethrrotullimi i Kolonjës, plagosen 4 persona

Për shkak të përplasjes janë plagosur katër persona. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjës ndërsa policia rrugore po kryen procedurat e nevojshme.

27 Prill 2025, 18:35 Nga N.F
Aksident i trefishtë te rrethrrotullimi i Kolonjës, plagosen 4 persona
Pamje nga aksidenti

LUSHNJE- Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rreth rrotullimit të Kolonjës. Mësohet se në aksident janë përplasur tre mjete.

Për shkak të përplasjes janë plagosur katër persona. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjës ndërsa policia rrugore po kryen procedurat e nevojshme. Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve ka përplasur mjetin që ishte para tij në pamundësi të frenonte për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër mjet.

aksident i trefishtë te rreth rrotullimi i kolonjës

Sondazh

Poll