27 Prill 2025, 14:32
Nga r.ll
brilant dhe ervis martinaj
TIRANË- Gjykata e Apelit e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme. Sipas gazetares, Klodiana Lala, Apeli ka kërkuar bisedat në SKY ECC të dy kushërinjve Ervis dhe Brilant Martinajt. Redion Hysa, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës, lidhur me akuzën e vrasjes së Prelës, ndërsa Sherrniku, lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj, akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasje.
Për vrasjen e Xhulio Prelës, fillmisht u akuzua Brilant Martinaj. Më vonë prokuroria e pushoi akuzën për të dhe arrestoi Hysën, pasi në depozitën e ujit mbi shtëpinë e tij u gjet pistoleta me të cilën ishte kryer krimi, edhe pse në të nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve të të arrestuarit.
Gjatë shqyrtimit të dosjes në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të policisë që hetuan çështjen, në një kohë që gjykata ka vendosur t’i kërkojë SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC në kohën kur ngjarja ka ndodhur, mes Ervis Martinaj kushëririt të tij të ndjerë Brilant Martinaj dhe nëse këta të dy apo përdorues të tjerë kanë biseduar për krimin dhe nëse implikuar dy të pandehurit Hysa e Sherrniku.
Xhulio Prela u vra teksa kthehej nga Shkodra drejt Tiranës, pasi kishte shoqëruar një të afërmin e tij. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, të vetmet automjete që rezultojnë të ketë lëvizur në atë rrugë gjatë kohës së pandemisë, ishte ai i punonjësit të policisë, Prelës dhe ai i Brilant Martinaj. Kjo e fundit provohet nga kamerat e siguisë që një karburanti shumë pranë vendit ku ndodhi krimi, ku Martinaj i veshur me rroba ushtarake ndalohet dhe furnizon makinën me karburant.
Brilant Martinaj u ekzekutua me 17 korrik 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës bashkë me dy miqtë e tij dhe pas atentatit mafioz gjykarta e Lezhës liroi nga akuzat Redion Hysën, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim.
Aktualitet
27 Prill 2025, 14:15
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ndarë një video në rrjetet e tij sociale, nga fjala e këshilltarit të opozit...
Aktualitet
27 Prill 2025, 14:00
r.ll
ervin resuli
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli shprehet se Ministria e Bujqësisë ka detyrimin ligjor të&...
Aktualitet
27 Prill 2025, 13:07
r.ll
krist fufi
TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua Kristi ...
Aktualitet
27 Prill 2025, 12:10
r.ll
foto ilustruese
THUMANË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme rreth orë 11:00 në parkimin e nj&eum...
Aktualitet
27 Prill 2025, 10:04
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasuri...
Aktualitet
27 Prill 2025, 09:19
r.ll
vendngjarja
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit mëngjesin e sotëm në Vlorë. ...
Aktualitet
27 Prill 2025, 08:44
r.ll
vendngjarja
VLORË- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë. Sipas raportimeve viktima ësht...
Aktualitet
27 Prill 2025, 08:10
r.ll
vendngjarja
VLORË- Renato Hoxhaj u gjet i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në objektin ku punonte si roje. Ndërkohë jan...
Aktualitet
27 Prill 2025, 07:43
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë. Roja i një objekti është gjetur i pajetë...
Aktualitet
27 Prill 2025, 07:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kos...