27 Prill 2025, 15:36
Nga N.F
Foto
GREQI- Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Greqi. Policia bën me dije se i arrestuari ishte i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim. Mësohet se policia greke lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi 39-vjeçarin Eduard Vushaj.
Vushaj në vitin 2016 është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë". I arrestuar më vitin 2013, në fshatin Grabom në bashkëpunim me një person tjetër ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin. Ata gjithashtu kanë plagosur me thikë dy personat që u dolën në pritë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/ Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë.
Operacioni “Kartela e kuqe”/Kapet në Greqi, një i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim. Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.
Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.
Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë). Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.
eduard vushaj
Aktualitet
27 Prill 2025, 15:05
N.F
Artan Hoxha
VLORË- Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ndarë një video nga ...
Aktualitet
27 Prill 2025, 14:32
r.ll
brilant dhe ervis martinaj
TIRANË- Gjykata e Apelit e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vras...
Aktualitet
27 Prill 2025, 14:15
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ndarë një video në rrjetet e tij sociale, nga fjala e këshilltarit të opozit...
Aktualitet
27 Prill 2025, 14:00
r.ll
ervin resuli
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli shprehet se Ministria e Bujqësisë ka detyrimin ligjor të&...
Aktualitet
27 Prill 2025, 13:07
r.ll
krist fufi
TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua Kristi ...
Aktualitet
27 Prill 2025, 12:10
r.ll
foto ilustruese
THUMANË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme rreth orë 11:00 në parkimin e nj&eum...
Aktualitet
27 Prill 2025, 10:04
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasuri...
Aktualitet
27 Prill 2025, 09:19
r.ll
vendngjarja
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit mëngjesin e sotëm në Vlorë. ...
Aktualitet
27 Prill 2025, 08:44
r.ll
vendngjarja
VLORË- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë. Sipas raportimeve viktima ësht...
Aktualitet
27 Prill 2025, 08:10
r.ll
vendngjarja
VLORË- Renato Hoxhaj u gjet i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në objektin ku punonte si roje. Ndërkohë jan...