Aktualitet

“Na e bëtë Ujësjellsin si kantinë vere"/ Artan Hoxha: Vlora vuan për ujin e pijshëm! Me ujin e Tragjasit furnizohen resortet e oligarkëve në Palasë e Drimadhes

Sipas tij qeveria ka rritur çmimin e ujit si të ishte verë kantine. Në videon e shpërndarë nga Hoxha dëgjohet këshilltari i opozitës, Gjergji Nika i cili thekson se ujësjellësin e kanë bërë si kantinë verë dhe po i bëjnë të largohen nga vendi.

27 Prill 2025, 15:05 Nga N.F
“Na e bëtë Ujësjellsin si kantinë vere"/ Artan
Artan Hoxha

VLORË- Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ndarë një video nga një debat në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Hoxha thekson se ky debat po mbahet në lidhje me rritjen e ujit të pishëm në Vlorë. 

Më tej gazetari e krahason Vlorën si Venecia e cila përmbytet sa herë bie shi por vuan nga uji i pishëm. Sipas tij qeveria ka rritur çmimin e ujit si të ishte verë kantine. Në videon e shpërndarë nga Hoxha dëgjohet këshilltari i opozitës, Gjergji Nika i cili thekson se ujësjellësin e kanë bërë si kantinë verë dhe po i bëjnë të largohen nga vendi.

Gazetari shtoi se uji shkon për të furnizuar oligarkët në Palasë e Drimadhes. Sipas tij ata i kanë vilat me pishina të mëdha dhe u duhet ujë i freskët mali për të pastruar kripën e detit.


“Na e bëtë Ujësjellsin, si kantinë vere, o burri dheut tani… Ore po na çmendni, po na beni te ikim nga vendi….” Kjo eshte fjala e keshilltarit te opozites Gjergji Nika, mbajtur gjate debatit te keshillit bashkiak te Vlores për rritjen e cmimit te ujit te pijshëm.

Nderkohe qyteti I Vlores anes detit dhe rreze malit, vuan per ujin e pijshëm dhe përmbytet, si Venezia sa here bie shi…. Ndërsa pushteti ka menduar, meqë nuk kane ujë për te pire, t’ua rrise ca çmimin, a thua po u shet vere kantine. Kurse udheheqesi yne, eshte investuar personalisht, që uji i Tragjasit, ta kaloje malin e të furnizoje resortet e oligarkëve në Palasë e Drimadhes. . ..Se helbete, këta i kane vilat me pishina të mëdha dhe u duhet uje i fresket mali, t’u pastroje kripen e detit …" shkruan Hoxha.

“Na e bëtë Ujësjellsin si kantinë vere"/ Artan

 

artan hoxha

Sondazh

Poll