Aktualitet

Resuli: Ministria e Bujqësisë ka detyrimin ligjor të mbrojë fermerët e konsumatorët dhe jo të fshehë rezultatet kur ndodhin skandale

Ai thotë se të gjithë janë të prekur kur një produkt është i kontaminuar, qoftë nga importi apo nga prodhimi vendas, dhe përpara çdo interesi biznesi duhet kujdes për shëndetin publik.

27 Prill 2025, 14:00 Nga r.ll
Resuli: Ministria e Bujqësisë ka detyrimin ligjor të mbrojë
ervin resuli

TIRANË-  Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli shprehet se Ministria e Bujqësisë ka detyrimin ligjor të mbrojë fermerët, përpunuesit dhe konsumatorët nga produktet e kontaminuara, korrupsioni i institucioneve dhe shkeljet ligjore me pasoja te rënda për jetë.

Në një postim në Facebook, Resuli shprehet se ministria nuk mund t'i lërë ata në mëshirë të fatit dhe të fshehë rezultatet kur ndodhin skandale. 

Ai thotë se të gjithë janë të prekur kur një produkt është i kontaminuar, qoftë nga importi apo nga prodhimi vendas, dhe përpara çdo interesi biznesi duhet kujdes për shëndetin publik. Sipas tij, fshehja e rasteve të kontaminimit dhe mosinformimi i konsumatorëve bën disa persona bashkëfajtorë, duke krijuar hapësirë për të aluduar se para të mëdha kanë bllokuar komunikimin me publikun.

POSTIMI I PLOTË: 

Distancohem nga çdo debat me klientët e Frida Krifcës dhe me ata që kanë ndarë para me të!

Unë jam me blegtorët e vërtetë dhe dua që ata të zhvillohen në këtë vend, përmes blegtorisë dhe nënprodukteve blegtorale.

Ministria e Bujqësisë ka detyrimin ligjor të mbrojë fermerët, përpunuesit dhe konsumatorët nga produktet e kontaminuara,korrupsioni institucioneve MBZHR dhe shkeljet ligjore me pasoja te rënda për jeten e jo t’i lërë në mëshirë të fatit, e aq më pak të fshehë rezultatet kur ndodhin skandale.

Të gjithë jemi të prekur kur një produkt është i kontaminuar, qoftë nga importi apo nga prodhimi vendas, dhe përpara çdo interesi biznesi duhet të kujdesemi për shëndetin publik.

Fshehja e rasteve të kontaminimit dhe mosinformimi i konsumatorëve bën disa persona bashkëfajtorë, duke krijuar hapësirë për të aluduar se para të mëdha kanë bllokuar komunikimin me publikun, duke i lënë qytetarët në mëshirën e helmimit.

Çështje të tjera u përkasin atyre që duan të bëjnë politikë mbi djersën e blegtorëve të Shqipërisë, ose që zgjedhin të servilosen për të mbrojtur imazhin e deputetes së qarkut.

ervin resuli ministria e bujqesise

Sondazh

Poll