Art&Argëtim

Albumi i ri i Tunës fsheh një mesazh: Për ata që kanë dashuruar vetëm një herë në jetë

12 Mars 2019, 17:13 Nga DOSJA
Albumi i ri i Tunës fsheh një mesazh: Për ata që kanë

Pas promovimit të albumit në një koncert magjik në Filarmoninë e Shkupit, Tuna ka reaguar sot përmes një statusi në Instagram, ku i ka shkruar dy fjalë për albumin e saj të ri. Këto 7 këngë, 2 prej të cilave vijnë si bashkëpunime, duket se janë pëlqyer shumë nga ata që kanë pasur fatin ta dëgjojnë live koncertin e Tunës.

“Ende jam duke i procesuar mesazhet dhe telefonatat e atyre që dëgjuan live ForTunën… këtë roman të shkrirë në 7 kapituj. Me padurim pres që edhe ju të tjerët të më tregoni përshtypjet pasi ta “lexoni”. Do të gjeni veten në faqet e tij, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura”,-shkruan Tuna bashkangjitur fotove.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz albumi i tunes fortuna tuna sejdiu albumi i tunes fortuna tuna sejdiu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2019, 12:23

TIRANË– Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar 2 javë pas ndarjes nga jeta të babait të saj, Arben Xoxa.(Lexo k...