Bota

Irani po dërgon në Ukrainë kutitë e zeza të aeroplanit ‘Boeing 737’ që u rrëzua më 8 janar

18 Janar 2020, 16:18 Nga DOSJA
Irani po dërgon në Ukrainë kutitë e zeza të aeroplanit

IRAN– Qeveria iraniane si fillim nuk pranoi t’i dorëzonte kutitë e zeza, por tashmë  e ka pranuar hapur se avioni u “godit aksidentalisht” .Kutitë  e zeza do të  dërgohen në Ukrainë.

Ndërkohë, kujtojmë që Irani deklaroi se hetimi do të jetë i hapur dhe transparent ku mund të marrë pjesë çdo vend në zbardhjen e ngjarjes tragjike të 8 janarit.

Falë ekspertizës franceze, kanadeze dhe amerikane do të përpiqemi të lexojmë të dhënat e regjistruara të fluturimit në Ukrainë.”- u shpreh Hassan Rezaifar, drejtori përgjegjës për hetimin e aksidenteve në Iran.

Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

Burimi: aawsat

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjenden dy kutite e zeza te avionit kutite e zeza te avionit boeing 737 rrezimi i avionit ukrainas ne iran gjenden dy kutite e zeza te avionit kutite e zeza te avionit boeing 737 rrezimi i avionit ukrainas ne iran

Sondazh

Poll