Bota

Humb jetën në moshën 27-vjeçare burri më i shkurtër në botë

18 Janar 2020, 17:10 Nga DOSJA
Humb jetën në moshën 27-vjeçare burri më i

TIRANË-Khagendra Thapa Magar është edhe burri më i shkurtër në botë, i cili ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Ndonëse mund të çuditeshim shumë kur bëhet fjalë për vdekjen e një 27 –vjeçari, por në rastin e Khagendra Thapa Magar është ndryshe pasi përveçse në trup është shumë i shkurtër ai  edhe në fytyrë ngjan shumë i vjetër.

Mediat e huaja ditën e sotme kanë shkruar për vdekjen e tij, duke sqaruar se ka humbur jetën për shkak të disa problemeve shëndetësore, që kishin lidhje me fizikun e tij.

27-vjeçari kishte lindur më 14 nëntor 1992, në qytetin e Pokharas të Nepalit, dhe ishte vetëm 67,08 cm në vitin 2010 kur u regjistrua në Librin e Rekordeve Guinness.

“Ai ishte aq i vogël kur u lind saqë mund ta vendosje në pëllëmbë të dorës. Kur lindi, ishte aq i vogël sa mund ta mbaje në pëllëmbën e dorës. Ishte shumë e vështirë ta laje, sepse ishte aq i vogël.” u shpreh babai i Khagendras, Dhani për faqen zyrtare të Librit të Rekordeve “Guiness”.

 

Burimi: guinnessworldrecords

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 27-vjeçari khagendra thapa magar vdes burri me i shkurter ne bote 27-vjeçari khagendra thapa magar vdes burri me i shkurter ne bote

Sondazh

Poll