Aktualitet

Dhunimi i punonjëses së OSHEE/ Arrestohet një i ri pas 30-vjeçarit, në bashkëpunim ndihmuan autorin të largohej nga vendngjarja

Mësohet se i arrestuari me inicialet L.M ka ndihmuar personin tjetër që të largonin autorin S.C nga lokali i tij ku edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.

26 Prill 2025, 11:53 Nga M.L

Dhunimi i punonjëses së OSHEE/ Arrestohet një i ri pas

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka ndihmuar 30-vjeçarin e arrestuar mbrëmjen e kaluar, për të larguar autorin që dhunoi punonjësen e OSHEE-së, nga vendi i ngjarjes. Mësohet se i arrestuari me inicialet L.M ka ndihmuar personin tjetër që të largonin autorin S.C nga lokali i tij ku edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së. Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes. Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.

Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll