Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme priten në gjysmën Lindore te Shqipërisë.

26 Prill 2025, 07:13 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si
Foto ilustruese

TIRANA- Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat Veriore dhe verilindore do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme priten në gjysmën Lindore te Shqipërisë.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohen dallgë 1 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 17 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 18 °C,

në vendet malore: 8 / 16 °C.

moti

Sondazh

Poll