Aktualitet

EMRAT/ Konflikti mes kushërinjve në Cakran, shoqërohen në polici babë e bir

Sipas informacioneve, 37-vjeçari Miri Sulaj bashkë me djalin e tij dhunuan me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, i cili është djali i xhaxhait të 37-vjeçarit.

26 Prill 2025, 08:58 Nga M.B

 

EMRAT/ Konflikti mes kushërinjve në Cakran, shoqërohen në
Foto ilustruese

 

FIER- Një konflikt i çastit i mbrëmjen e së premtes, mes kushërinjve degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta në Cakran të Fierit. Sipas informacioneve, 37-vjeçari Miri Sulaj bashkë me djalin e tij dhunuan me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, i cili është djali i xhaxhait të 37-vjeçarit.

Bëhet me dije se44-vjeçari Eduard Sulaj mori lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa u dërgua fillimisht për mjekim në Qendrën Shëndetësore të Cakranit. Për shkak të gjendjes së rënduar u dërgua më pas në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhët në kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, pas konfliktit, babë e bir u larguan nga vendngjarja, por u kapën dhe u shoqëruan disa orë më pas nga Policia.

fier

Sondazh

Poll