Aktualitet

Bota e autizmit/ Liri Berisha: Do doja që risitë e konferencave të tilla duhet të dëgjohen më shumë nga mediat! Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë' do të vijojë të jetë zëri i të gjithëve në botën e autizmit

Ajo theksoi rëndësinë që ka zëri i profesionistëve të fushës dhe kërkoi që risitë e konferencave të tilla, të kenë më shumë vëmëndje nga mediat.

26 Prill 2025, 11:21 Nga M.L
Bota e autizmit/ Liri Berisha: Do doja që risitë e konferencave
Liri Berisha

TIRANËPresidentja e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’, Dr. Liri Berisha mbajti fjalën e saj në konferencën e organizuar në Tiranë me temë “Bota e Autizmit”. Ajo theksoi rëndësinë që ka zëri i profesionistëve të fushës dhe kërkoi që risitë e konferencave të tilla, të kenë më shumë vëmëndje nga mediat.

Dr. Berisha vlerësoi traditën e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’ në organizimin e konferencave dhe rolin e tyre në mbështetjen e botës së autizmit.

PJESË NGA FJALIMI:

"Dua të theksoj fort se sot më shumë se kurrë, zëri i profesionistëve të vërtetë të fushës, dhe risitë e konferencave të tilla duhet të dëgjohen më shumë nga ju mediat, vetëm kështu do të përcjellim mesazhin e kolauduar shkencërisht dhe për rrjedhojë do të kemi qasjen e duhur në zgjidhjen e çështjeve që ne sot na mungojnë. Do të doja që profesionistët e rinj të fushës, ata që janë sot në hapat e para të trajtimit të fëmijëve të vegjël me këtë fenomen, të bëhen sy e veshë ndaj profesionistëve më në zë që ka fituar sot ky format shkencor, dhe të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca dhe faktet që ata do të sjellin këto ditë në vendin tonë.

Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’, siç e ka bërë traditë organizimin e konferencave të të gjitha profileve, do të vijojë të jetë zëri i tyre të gjithëve në botën e autizmit. Zëri i profesionistëve, i mjekëve, i akademikëve, i prindërve, si dhe i fëmijëve tashmë të rritur që artikulojnë kaq bukur dhe lirshëm mesazhet e tyre. Në fillimin e punimeve të kësaj konference, dua të përcjell falënderim për të gjitha përpjekjet që po bëni, duke sjellë pak dritë dhe shpresë në familjet që vuajnë këtë diagnozë. Shpresoj që Tirana dhe fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’ të jenë sërish mikpritësit e projekteve madhore në botën e autizmit," tha Liri Berisha.

liri berisha

Sondazh

Poll