Aktualitet

Goditi dhe kërcënoi djalin e ish-deputetit në Farkë/ Nis procedimi në gjendje të lirë për 38-vjeçarin

Sipas policisë autori me inicialet K.S ka goditur dhe kërcënuar 19-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

26 Prill 2025, 10:49 Nga M.L
Goditi dhe kërcënoi djalin e ish-deputetit në Farkë/ Nis
Kristi Fufi

TIRANËNjë 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë dhunuan në një rezidencë në Farkë, Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi. Sipas policisë autori me inicialet K.S ka goditur dhe kërcënuar 19-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Mësohet se ka vijon ende puna për kapjen e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë konflikt.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”.

farke krist fufi

Sondazh

Poll