Politike

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë, ajo është e këtyre banorëve dhe e Manastirit

Berisha tha se përmes një agjencie të krijuar nga Rama, ka vendosur si kolateral të gjithë territorin e shtetit shqiptar.

24 Prill 2025, 12:04 Nga I.A
Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedmeokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do t'i gëzoj grabitjen e pronave në Gjipe. Nga Hirama ku prezantoi kandidatët e PD-ASHM në Qarkun e Vlorës, Berisha tha se përmes një agjencie të krijuar nga Rama, ka vendosur si kolateral të gjithë territorin e shtetit shqiptar.

"Sot në Shqipëri ka ligje të cilat janë një kopje e ligjeve të vitit 1946. Edi Rama ka krijuar një agjenci, në të cilën ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vendosur aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, si Lubi Ballukun dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve kudo, në Himarë, në Vlorë, në Lurë, në Berat, kudo në Shqipëri. Pa, kjo është e vërteta. Kurse ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston. I them Vangjel Tavos, misioni yt... bravo, ashtu është. E meriton plotësisht neverinë tuaj. E meriton sepse erdhi vetëm misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili me familjen e tij do të plaçkisë tokat e Manastirit të Skutarasë, do të plaçkisë Gjipenë, në një kohë kur familja e tyre ka pasur, sipas dëshmive, katër dhi dhe tre derra. Dhe e thotë vetë, Baba Piloja siç i thotë Edi Rama, që ne nuk kishim tokë fare, kurse tani na del me 224 mijë metra katrorë tokë dhe thotë që e kam në majë të malit, toka del buzë detit. Edi Rama, nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Toka është e këtyre banorëve, është e manastirit dhe ti nuk do ta marrësh kurrë atë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll