Politike

Rama: Anëtarët e kabinetit tim nga mandati i parë, i dytë dhe i tretë kanë probleme me drejtësinë

Rama në fund tha se nuk kanë rëndësi problemet e drejtësisë së kabinetit të tij, por që ata po e mbështesin këtë proces. 

24 Prill 2025, 10:36 Nga I.A
Rama: Anëtarët e kabinetit tim nga mandati i parë, i dytë
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme se kabineti i tij qeveritar ka pasur dhe ka probleme me drejtësinë. Rama gjatë fjalës së tij në rubrikën "Sy m'Sy", ka deklaruar se personat që kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh nga mandati i parë, i dytë dhe i tretë. Rama në fund tha se nuk kanë rëndësi problemet e drejtësisë së kabinetit të tij, por që ata po e mbështesin këtë proces. 

"E para e punës që nuk është kështu se po  t’i marrësh qartësisht dhe të numërosh dhe t’i shohësh cilësisht se për çfarë bëhet fjalë, nuk është fare kështu. E dyta e  punës, ata të cilët kanë probleme dhe kanë pasur probleme me drejtësinë dhe kanë qenë në qeveri janë anëtarë kabinetesh të mandatit të parë, mandatit të dytë, fillimit të mandatit të tretë por nuk ka rëndësi kjo. Ka rëndësi fakti që ne jemi në mbështetje të këtij procesi, ne nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit, pushtetit të pavarur të drejtësisë të cilin jemi pavarësuar ne dhe askush tjetër. Ça thonë këta tjetër? Këta thonë që “fushata e PS, fushata e Edi Ramës është tallava, është tallje me këtë, tallje me atë’’," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll