24 Prill 2025, 11:59
Nga N.F
Sorensen
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndodhet në një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, ku është pritur në një takim nga kryenegociatori i Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.
Këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, konfirmoi takimin për Radion Evropa e Lirë, por nuk dha më shumë hollësi. Kjo është vizita e dytë e Sorensenit në Kosovë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit dhe po ndodh në një kohë kur Kosova nuk po arrin ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë e re më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sorensen u takua më herët edhe me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani. KFOR-i tha në një postim në Facebook se ata shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet e sigurisë në mbarë rajonin. Gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë në mars, Sorensen kishte thënë se prioritet për të ishte të caktonte takime mes dy shteteve.
"Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar", kishte thënë Sorensen gjatë vizitës së tij në Prishtinë në mars.
Takimi i fundit në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte zhvilluar më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Shefja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha në fillim të këtij muaji se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.
E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas kishte thënë se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me Sorensenin.
“Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kallas.
Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku. Me gjithë dialogun e zhvilluar ndër vite dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, procesi ka ngecur dhe tensionet janë rritur.
Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, prej atëherë, blloku i ka kritikuar ato të dyja vendet se nuk e kanë zbatuar marrëveshjen pavarësisht se ajo është e detyrueshme për to.
Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 2 prill, tha se Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër. BE-ja vazhdimisht e ka bërë të qartë se marrëveshja e vitit 2023 është detyrim për të dyja vendet dhe se është kusht në rrugën e tyre drejt integrimit evropian./ REL
bislimi sorensen
Politike
24 Prill 2025, 11:56
I.A
Sali Berisha
HIMARË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral ditën e sotme në Himarë ku prez...
Politike
24 Prill 2025, 11:38
I.A
Pamjet
HIMARË- Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin elektoral në Himarë, ku do të prezantojë kan...
Politike
24 Prill 2025, 10:36
I.A
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme se kabineti i tij qeveritar ka pasur dhe ka probleme me drejtësinë.&nb...
Politike
24 Prill 2025, 10:27
N.F
Lapaj dhe Shehaj
TIRANË- Seanca e parë e padisë për shpifje ndaj kreut të Partisë "Mundësia", Agron Shehajt ës...
Politike
24 Prill 2025, 10:23
Vladimir Karaj
foto ilustruese
ELBASAN- Në njërin prej lokaleve të shumta të Elbasanit, ku një kafe kushton ende 50 lekë, zëri i lideri...
Politike
24 Prill 2025, 10:12
N.F
Veliaj
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm në seancën e zhvilluar ditën e sotme ka rrëzuar kërkesë...
Politike
24 Prill 2025, 09:46
N.F
Berisha
TIRANË- Vendimi për kalimin ose jo në gjykim për dosjen “Partizani” në GJKKO do të mbahet ditën...
Politike
24 Prill 2025, 09:42
N.F
Vokshi
TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi &eu...
Politike
24 Prill 2025, 09:36
r.ll
rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se përpjekja e tij është që deri në ditën e zgjedhjeve të njerëzit ...
Politike
24 Prill 2025, 09:18
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Altin Dumani është bërë i njohur se në drejtimin e tij, Prokuroria e Posa&c...