Politike

Akuzoi Lapajn se mori 45 mijë euro nga ‘Çopjat’/ Shtyhet seanca e parë e padisë për shpifje ndaj Agron Shehajt, shkak mungesa e tij

Shkak i shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e Shehajt i cili sipas gjykatës nuk ishte njoftuar.

24 Prill 2025, 10:27 Nga N.F
Akuzoi Lapajn se mori 45 mijë euro nga ‘Çopjat’/ Shtyhet
Lapaj dhe Shehaj

TIRANË- Seanca e parë e padisë për shpifje ndaj kreut të Partisë "Mundësia", Agron Shehajt është shtyrë. Shkak i shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e Shehajt i cili sipas gjykatës nuk ishte njoftuar. Në seancë ishte i pranishëm kreu i partisë 'Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj i cili është pala padisë. 

Lapaj paditi për shpifje në SPAK Agron Shehajn pas akuzave se ka marrë 45 mijë euro nga një kompani e Çopjave. Ai dorëzoi më 1 prill në SPAK një padi për shpifje ndaj deputetit demokrat, Agron Shehaj. Lapaj tha se ky veprim vjen pas deklaratave publike të bëra nga Shehaj, të cilat sipas tij, janë të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të  “Çopjave”. Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

Shehaj vazhdoi sërish me akuzat, duke i shoqëruar edhe me dokumente, ku thoshte se Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet. Sipas Shehajt, vendimi për pronën është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

adriatik lapaj agron shehaj

Sondazh

Poll