Sport

Reali, gati rinovimi i kontratës për Vinicius Jr! Marrëveshja trevjeçare në tavolinë…

Klubi “los blancos” ka besim të plotë te sulmuesi brazilian, i konsideruar si një lojtar kyç për të ardhmen.

23 Prill 2025, 13:00 Nga DOSJA
Reali, gati rinovimi i kontratës për Vinicius Jr! Marrëveshja

SPANJE - Vinicius Junior është afër rinovimit të kontratës me Real Madridin, gati për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2030.

Pavarësisht eliminimit në çerekfinale të Champions League kundër Arsenalit, klubi “los blancos” ka besim të plotë te sulmuesi brazilian, i konsideruar si një lojtar kyç për të ardhmen.

Sipas Cadena Ser, mirëkuptimi mes Real Madridit dhe lojtarit është solid dhe po punohet për zyrtarizimin e marrëveshjes deri në fund të sezonit. Dëshira për të vazhduar së bashku është e përbashkët, siç e ka konfirmuar edhe vetë Vinicius në një intervistë të fundit.

Pavarësisht interesimit nga skuadrat e tjera, përfshirë mundësinë e një kalimi në Arabinë Saudite, Real Madridi është i vendosur ta mbajë brazilianin, duke refuzuar çdo ofertë për një nga asetet e tyre më të vlefshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll