Politike

'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/ Vrenozi: Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh! Demokracia do fitojë përsëri

Gjatë fjalës së tij Vrenozi u shpreh më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh dhe theksoi se demokracia do fitojë përsëri. Vrenozi gjithashtu tha ne ironi se Rama u mundua ta blinte, por ai theksoi se është i djathë dhe krenar. 

22 Prill 2025, 19:25 Nga E. D
'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/
Ilir Vrenozi

KORÇË- Demokrati Ilir Vrenozi, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Korçë, ku prezantoi kandidatët e PD-ASHM. Gjatë fjalës së tij Vrenozi u shpreh më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh dhe theksoi se demokracia do fitojë përsëri. Vrenozi gjithashtu tha ne ironi se Rama u mundua ta blinte, por ai theksoi se është i djathë dhe krenar. 

"Që ta cojmë tek 5 do të votojmë 1. Dokotor Berisha, legjenda e demokratëve mirë se erdhe. Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh. Do të lind një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra mijëra të tjerë. Komunizmi dhe rilindja është pjella më e keqe e vendit tim. Ndaj duhet ta rrëzojmë këtë klik dhe Shqipërisë t’i bëjmë nder. E ndjej demokracia do të fitojë përsëri. Ndryshimin do ta bëjmë ne dhe diaspora, do ta nxjerrim në dritë nën Shqipërinë. Tani po ju flas ju flas si një Vrenoz që është rritur me trahana dhe fasule.

U mundua të më blinte i gjati, ky karagjoz, por un jam i djathë o çyryk dhe jam krenar që kokën dot sma ulë. Ti me shitblejre je mësuar. Po dje mo si ju tha fëmijëve më shihni nudo, u trondita dhe si prind po ta them një fjalë o i gjatë, si nuk të erdhi turp, si nuk tu dhimsën fëmijët o shkërdhat. Maskara. Ndaj ju bëj thirrje të gjithë baballarëve që më 11 maj ta rrëzojmë këtë psikopat, t’ju tregojmë vendin këtyre zagarëve që e ardhmja e fëmijëve tanë të ketë një tjetër fat. Tani për doktorin. Doktor o gjigand si nuk u lodhe asnjëherë. Ti rrëzohesh, por ringrihesh përsëri se je vital. Ti e ke zemrën bateri me energji. Unë kur vij në protestë 200 km bëj dhe më dhembin kockat.Liro Ervin Salianjin o maskara, ke futur brenda një të burgosur politik! Ja ke frikën. Liroje sa më parë. Tani sa për ato tradhëtitë. Unë kam 28 vjet martuar se kam tradhtuar kurrë gruan. Mjaft në robëri moj e mjera Shqipëri, demokartë votoni numrin 1, ja vdekje ja liri!" tha Vrenozi.

ilir vrenozi

Sondazh

Poll