Politike

"Bindni demokratët, do mbeten vetëm me Tritanin si hudhër!" Rama në Gjirokastër: Burrat dy orë në këmbë, bravo dhe respekt, i keni shërbyer grave

Ai dha edhe porosi për të bindur gratë dhe burrat demokrate që të mos votonin PD-në.

22 Prill 2025, 19:05 Nga M.B
"Bindni demokratët, do mbeten vetëm me Tritanin si
Edi Rama

GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat. Rama vijoi batutat me gratë dhe vajat e pranishme, ndërkohë që një grup burrash qëndruan për në këmbë dhe që kryeministri për këtë "i vlerësoi". Ai dha edhe porosi për të bindur gratë dhe burrat demokrate që të mos votonin PD-në.

“Ja, imagjinoni ju të ikni një muaj nga Gjirokastra, të udhëtonit në BE për pushime dhe kur të ktheheshin çfarë do gjenit? Ja, shiko si janë (burrat që ndiqnin nga distanca takimin)! Po sikur të iknin ata një muaj, çfarë do ndodhte? Nuk do kishte asnjë bisht cigareje, do regjistrohej rekordi se nuk do kishte asnjë të dehur për një muaj.

Më mirë kështu bashkë, sa më bashkë, më të fortë, gra, vajza, burra e djem, e dini detyrën vetë. Tre javë janë, mos lini njeri pa takuar, folur e bindur, uluni me gratë demokrate si nëna, si shoqe e qytetare gjirokastrite. E dini çfarë mund të bëni në rastin më të mirë?

Të nxjerrin Tritanin si deputet, kjo është vepër e mirë që mund të bëjnë, nëse duan ta trajtojnë si një hudhër atje, le ta bëjnë. Dhe tani dua një duartrokitje për ata atje, që rrinë në këmbë, bravo ju qoftë, dy orë i keni shërbyer grave në këmbë, me respekt”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll