Politike

 "E imagjinonin që të ndodhte kjo?"! Rama nga Gjirokastra: Në 11 maj kemi zgjedhjet dhe në 16 maj do të presim te Skënderbeu udhëheqësit e të gjithë kontinentit

Rama gjithashtu tha se shumë banorë të qarkut, falë investimeve të bëra janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë investime në pronat e tyre.

22 Prill 2025, 18:13 Nga E. D
 "E imagjinonin që të ndodhte kjo?"! Rama nga
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Gjirokastër u shpreh se falë punës, Shqipëria po ndryshon çdo ditë. Rama gjithashtu tha se shumë banorë të qarkut, falë investimeve të bëra janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë investime në pronat e tyre. Ndër të tjera Kryeministri theksoi se Shqipëria është kthyer sot në një vend të respektuar nga të gjithë.

Gratë janë mbështetja jonë. Shqipëria reale ndryshon çdo ditë e çdo ditë. Kjo Shqipëria është një Shqipëri, që sot është krejt tjetër. Shumëkush që ishte nisur për Greqi dhe as nuk e mendonte se do kthente sytë nga këto vende, të mendojë dhe të kthehet të investojë.

Në 11 maj kemi zgjedhjet dhe në 16 maj do të presim te Skënderbeu udhëheqësit e të gjithë kontinentit. Nga Londra në Ankara, për Samitin e Europës Politike. E imagjinonin që të ndodhte kjo? Kush e ka imagjinuar ka qenë pak i çmendur, por jo çyryk”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll