Politike

"BE nuk është për ne një nga opsionet..."/ Rama në Gjirokastër: Jemi këtu për të garantuar punën e SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë

Rama gjithashtu tha se kjo arritje duhet të garantohet edhe me votën e 11 majit. Kryeministri po ashtu nuk la pa theksuar se PS është e vetmja forcë politike që mund ta çojë vendin në BE.

22 Prill 2025, 18:31 Nga E. D
"BE nuk është për ne një nga opsionet..."/ Rama
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama në takim me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës, u shpreh se barazia e plotë para ligjit garantohet në formë përfundimtare me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama gjithashtu tha se kjo arritje duhet të garantohet edhe me votën e 11 majit. Kryeministri po ashtu nuk la pa theksuar se PS është e vetmja forcë politike që mund ta çojë vendin në BE.

Ai theksoi se socialistët janë këtu për të garantuar punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Po ashtu sipas tij PS ka kryer investime të jashtëzakonshme jo vetëm në Gjirokastër, por në të gjithë Shqipërinë.

“Jemi në ushtrimet e para të barazisë para ligjit. Barazinë para ligjit, shqiptarët e sotëm nuk mund ta linin në dorë se kush vjen te kryeministria dhe kush merr pushtetin këtu.

Jemi këtu për të garantuar SPAK dhe të gjithë institucionet e drejtësisë, pavarësisht se sa na dhemb. BE nuk është për ne një nga opsionet, por është i vetmi opsion, sepse liria individuale në Shqipëri sot duket si e mirëqenë, nesër mund të jetë e kërcënuar. 

Unë skam çfarë them? Ne s’kemi çfarë themi më? Ne vetëm punët dhe investimet që kemi bërë në Gjirokastër, dhe të fillojmë ti numërojmë një nga një mund të rrimë deri nesër, ndërsa për Shqipërinë, por ti numërojmë mund të rrimë përtej 11 majit”,  theksoi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll