Politike

“Çyrykët thonë kam gjysmën e qeverisë në burg!” Rama: Nuk kam asnjë kompleks, unë e dorëzova shpatën

Ai tha se këta të fundit shprehen se "ka gjysmën e qeverisë në burg". Rama theksoi se nuk ka asnjë kompleks dhe se ishte ai që e dorëzoi shpatën.

22 Prill 2025, 18:29 Nga M.B
“Çyrykët thonë kam gjysmën e qeverisë në
Edi Rama

GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat. Rama vijoi të përmendte termin "çyryk" teksa iu referua kundërshtarëve. Ai tha se këta të fundit shprehen se "ka gjysmën e qeverisë në burg". Rama theksoi se nuk ka asnjë kompleks dhe se ishte ai që e dorëzoi shpatën.

"Ne PS, morëm një vendim që nuk e ka marrë kush përpara. Shpatën e ndëshkimit që ishte në zyrën time, e kalonin njëri pas tjetrit. E mbanin shpatën aty. Unë e dorëzova shpatën. Na duhet një reformë në drejtësi që të çlirojë drejtësinë nga politika. Që të godasë majtas dhe djathtas.

Jo vetëm që nuk kam asnjë kompleks kur këta çyrykë turren dhe përpiqen të manipulojnë popullin gjysmën e qeverisë në burg. Nuk është e vërtetë. Ndjehem kryelartë përpara jush. Dhe ju thosha ma jepni timonin pa të tjerë rrotull. Ata që më dhanë timoni, nëse drejtësia do godiste vetëm kundërshtarët do thoshin na tradhtoi", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll