Politike

Ilir Vrenozi poston foton me Berishën: Po ndodh, kafe burrash

Ditën e djeshme Vrenozi foli sot për ftesën e kryeministrit Edi Rama për kafe dhe deklaroi se nuk pranon, pasi do ta masakronin të djathtët.

22 Prill 2025, 18:56 Nga M.B
Ilir Vrenozi poston foton me Berishën: Po ndodh, kafe burrash
Foto nga takimi

TIRANA- Demokrati Ilir Vrenozi postoi ditën e sotme një foto me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

“Po ndodh…. kafe burrash”, ka shkruar Vrenozi.

Ditën e djeshme Vrenozi foli sot për ftesën e kryeministrit Edi Rama për kafe dhe deklaroi se nuk pranon, pasi do ta masakronin të djathtët. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Vrenozi tha se i mjafton jeta e thjeshtë, por shtoi se ka prona në Përmet dhe kërkon ti kthehen.

Ai ndër të tjera se ka 12 vite që e "shan" kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit e merr në telefon si shok. Sipas tij, Rama dëshiron "telenovel".

"Atëherë ishte e shtunë po pija kafe, më merr Niko Peleshi në telefon. Më tha foli mikut tim. Thashë alo unë, kur "mirëmëngjes Vrenoz" (Edi Rama), u shastisa unë… Nuk e mendoja se do merrte Rama në telefon. Kam 12 vjet rresht që e shaj me libër shtëpie, ai më merr mua si shok. Ai do telenovela", tha ai.

ilir vrenozi sali berisha

Sondazh

Poll