Politike

VIDEO/ "Skandal, ku kemi mbërrit", spoti elektoral i kandidates së PS-së në Shkodër "përdor" imazhin e të moshuarit, edhe nga krevati i spitalit mendon të mbajë fjalën e dhënë

Ky spot ka marrë komente negative nga qytetarët të cilët kanë theksuar se kanë rënë në nivele qesharake.

22 Prill 2025, 16:07 Nga N.F

VIDEO/ "Skandal, ku kemi mbërrit", spoti elektoral i kandidates


SHKODËR
- Një spot elektroral për kandidaten e PS-së në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali është publikuar në rrjetet sociale. Ky spot ka marrë komente negative nga qytetarët të cilët kanë theksuar se kanë rënë në nivele qesharake.

 


Në spotin elektoral përdoret imazhi i të moshuarve. Në spot shihet në i moshuar i shtuar në spital i cili pyet doktorin që a mund ta kapë 11 majin, datë e cila përkon me zgjedhjet e 11 majit. Pasi mjeku ia konfirmon që do të jetë mirë, i moshuari thekson se i ka premtuar votën Bilalit dhe sapo merr lajmin e mirë për shëndetin e tij i uron mandatin kandidates.

Spoti nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit të cilët shprehen zhgënjimin dhe se kjo nuk është aspak e këndshme. Duhet theksuar se shumë të moshuar kërkojnë të votojnë me shpresën për tu plotësuar kushtet po ky spot tregon qartë që kur ata japin fjalën duan ta çojnë deri në fund. Nuk dihet se çfarë i ka "premtuar" Edona Bilali të moshuarit i cili mendon vetëm të kapë 11 majin për të mbajtur fjalën e tij, ndoshta ndonjë benefit pasi krimet elektorale çdo ditë shfaqen edhe më shumë.

edona bilali

Sondazh

Poll