Politike

“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama: Pasaporta europiane është kapërcim historik

Kryeministri komentoi dhe retorikën e opozitës sipas tij, që thonë se nuk ka çfarë thotë më, pas 12 viteve në pushtet.

22 Prill 2025, 15:34 Nga M.B
“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama:
Edi Rama

PËRMET- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e sotme në Përmet. Rama u takua me biznesmenë dhe operatorë turistikë në qytet. Kryeministri komentoi dhe retorikën e opozitës sipas tij, që thonë se nuk ka çfarë thotë më, pas 12 viteve në pushtet. Ai tha se pasaporta europiane nuk është diçka që mund të banalizohet.

"Nuk ka ça thotë Rama më se ka mbaruar. Ska ça thotë. Ne kemi çfarë themi. Dhe po të themi se çkemi bërë mund të rrimë 10 ditë. Kjo e pasaportës është diçka e jashtëzakonshme për shumë arsye. Po të parafytyrosh një gjë, ne mundësitë për të mbështetur i kemi rritur, tani rriten kërkesat për mbështetje se njerëzit shohin se po funksionon.

Përveç instrumentave që kemi krijuar, kur vjen puna te pasaporta kemi mbështetur bujqësinë, BE ne na ka dhënë në total gjithë këto vite, shumë më pak se 200 mln euro. Në momentin kur marrim pasaportën, si anëtare e BE, 300 milionë euro i merr në vit për të mbështetur fshatin, agro-përpunimin. Mbështetja që kemi pasur gjithë këto vite, 1 mld e diçka. Me anëtarësimin 1 mld diçka e merr çdo vit.

Është një kapërcim historik, epokal për Shqipërinë. Si mund të banalizohen këto gjëra dhe të thuhen se populli shqiptar është i sëmurë dhe nuk kupton? Çfarë të kuptojë populli shqiptar se duhet të kthehet prapa? Shyqyr që shqiptarët janë të rrahur me politikë dhe të japin ujë në bisht të lugës", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll