Politike

"Rifresko partinë!" Rama i përgjigjet biznesmenit në Përmet: Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Kryeministri iu përgjigj se nëse ai do ta bëjë diçka të tillë le të vijë në Partinë Socialiste, sepse ai në krye të PS-së po bën sa mundet.

22 Prill 2025, 15:24 Nga M.B
"Rifresko partinë!" Rama i përgjigjet biznesmenit në
Edi Rama

PËRMET- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e sotme në Përmet. Rama u takua me biznesmenë dhe operatorë turistikë në qytet teksa një  i ri biznesmen i kërkoi të rifreskojë partinë. Kryeministri iu përgjigj se nëse ai do ta bëjë diçka të tillë le të vijë në Partinë Socialiste, sepse ai në krye të PS-së po bën sa mundet.

"Faleminderit që na urdhërove ta bëjmë. Hajde dhe ti ta bëjmë. Nëse do të ndihmosh të rifreskosh partinë, bujrum. Bëje ti rifreskimin, unë po bëj sa mundem", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll