Politike

FOTO-PROVA/ Rama dhe Sako nisen për fushatë po i tradhëton një detaj! Ja si u fshi data e përfundimit të punimeve të Muzeut Arkeologjik në Durrës

Të zënë ngushtë nga vizita e kryeministrit dhe syri i kamerave për të shmangur llogaridhënien për afatet, socialistët kanë bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, të mbulojnë me etiketë përfundimin e punimeve.

22 Prill 2025, 14:55 Nga Dosja.al

FOTO-PROVA/ Rama dhe Sako nisen për fushatë po i tradhëton

DURRËS- Një vizitë e kryeministrit Edi Rama në qytetin e Durrësit, detyroi zyrtarët lokalë të qytetit të publikonin disa nga punët që janë zhvilluar në këtë qytet. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, kryebashkiakja Emirjana Sako nxorri një foto nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit i cili është nën restaurim që prej nëntorit të vitit 2022. Detaji është interesant. Siç e shikoni edhe në këtë foto të kapur nga Dosja.al, data e nisjes së punimeve është zyrtare, ndërkohë që data e mbylljes së punimeve është mbuluar.

FOTO-PROVA/ Rama dhe Sako nisen për fushatë po i tradhëton

FOTO-PROVA/ Rama dhe Sako nisen për fushatë po i tradhëton

Por përse është mbuluar? Sepse pritjes nuk i vjen fundi. Një projekt që duhet të ishte mbyllur që 17 muaj pas nisjes së punimeve është shtyrë të paktën 3 herë. Kështu siç shikoni edhe në këtë foto.

Kështu, të zënë ngushtë nga vizita e kryeministrit dhe syri i kamerave për të shmangur llogaridhënien për afatet, socialistët kanë bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, të mbulojnë me etiketë përfundimin e punimeve.

Ministria e Kulturës, që aktualisht drejtohet nga Blendi Gonxhe e ka të vështirë të japë një afat se kur do të mbyllen punimet, prandaj datën e fsheh totalisht nga ky projekt.

Por çfarë ka ndodhur? Dosja.al u interesua te disa zyrtarë të ministrisë të cilët deklaruan se projekti ka nisur në vitin 2022 dhe për të është akorduar një fond prej 348 milionë lekë ose 3.2 milionë euro. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zhvillues është Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve, e njohur si UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Por edhe pse afatet janë tejkaluar, këto institucione nuk dinë të japin asnjë përgjigje.

Dosja.al është duke e ndjekur këtë çështje e cila nëse denoncimet që vijnë në redaksinë tonë janë të vërteta, rrezikon të kthehet në një tjetër ‘minë’ me sahat për ish-zyrtarët e Ministrisë së Kulturës.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka statusin “muze kombëtar” dhe është një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, që po restaurohet në kuadër të projektit “EU4Culture” (Bashkimi Evropian për Kulturën), i financuar nga BE-ja dhe që po zbatohet nga UNOPS-i, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Muzeu u ndërtua në vitin 2002 dhe është më i madh në vend për sa i përket koleksionit të tij, i cili tashmë është magazinuar për të vijuar punimet e rikonstruksionit. Ai numëron mbi 3000 artefakte të zbuluara në Durrës, që dëshmon zhvillimin e qytetit nga antikiteti deri në mesjetë./Dosja.al

edi rama emirjana sako

Sondazh

Poll