Politike

"Pse nuk thirri dhe më para Altin Dumani një deputet?", Rama: Në hetim apo të dënuar kemi ato të mandatit të parë, nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria

Kryeministri u shpreh se shumica e prokurorëve më para ishin vegla e politikës. 

22 Prill 2025, 11:26 Nga r.ll
"Pse nuk thirri dhe më para Altin Dumani një deputet?",
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama tha se ishte qeveria e tij ajo që shpatën e ndëshkimit ia mori politikës dhe ia kaloi drejtësisë. Rama tha se këtë shpatë ia dorëzoi kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumanit, i cili në kohë kur ishte prokuror nuk arriti të thërriste asnjë deputet sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë. Sipas kryeministrit, shumica e prokurorëve më para ishin vegla e politikës. 

Më tej foli edhe për arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve socialistë, ku tha se asnjë nga qeveria nuk është në burg. Sipas Ramës në hetim apo të dënuar janë njerëz që kanë qenë në mandatin e parë.

“Kam marrë shpatën që kisha aty në zyrë që kalonte dorë më dorë, që nga 1912 dhe prandaj ne për turpin e madh të kësaj politike, të burgosin e fundit politik e kemi në demokraci, Fatos Nanon, sepse bufi kishte shpatën në zyrë. Me atë shpatë bam, i ra kryetrarit të opozitës dhe e futi në burg. Ne morëm vendimin shpatën tja dorëzojmë Altin Dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nga shkolla në 2020? Jo. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur! Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ca i thoshte politika, për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre, të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në mandatin e parë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll