Politike

"Hoqëm tavanin për pensionet", Rama takim me pensionistët në Gjirokastër: Nga dhjetori i 2024 deri në shkurt të 2025 kemi ndarë 165 mln euro për dy bonuset

Rama tha se sot janë dy blloqe pensionistësh, ata që kanë dalë në pension para reformës së vitit 2014 dhe ata që janë pensionuar para reformës. 

22 Prill 2025, 10:20 Nga r.ll
"Hoqëm tavanin për pensionet", Rama takim me
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionistët në qytetin e Gjirokastrës. Rama tha se sot janë dy blloqe pensionistësh, ata që kanë dalë në pension para reformës së vitit 2014 dhe ata që janë pensionuar para reformës. 

Ai tha se me ardhjen e PS në qeveri u hoq tavani që ishte vendosur për pensionet. Rama shtoi se vlera e pensioneve sot vendoset në raport me kontributet. Kryeministri foli edhe lidhur me bonuset e fundvitit dhe pranverës për pensionistë, ku tha se nga dhjetori i 2024 deri në shkurt të 2025 janë ndarë 165 milionë euro për pensionistët. Ai tha se vlera e bonuseve do të rritet në varësi të rritjes ekonomike. 

"Sot kemi dy blloqe të mëdha pensionistësh. Pensionistët e dalë para reformës tonë në 2014 dhe pas reformës. Çfarë ndodhte para reformës? Ndodhën dy gjëra të rënda. U shkatërrua baza prodhuese e vendit. Dhe 40 vjeç u quajtën pensionistët. Pensioni u kthye në asistencë. Si dikush që nuk kishte kontribute si ato që kishin tavani ishte njësoj, 240 mijë lekë. Ndërsa ne e hoqëm tavanin. Në raport me kontributet merr dhe pensionin më të lartë. Këto ishin dy politikat e ndryshme. Ka shumë njerëz që kur kthehen nga Greqia, thonë kemi punuar dhe nuk kanë pensione. Një tjetër problem janë pensionet e fshatit. Përtej indeksimeve, ne kemi vendosur që duke qenë se tani jemi ne fazë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, kemi vendosur të ndajmë për pensionistët, bonusin e fundvitit dhe pranverës. Nga dhjetori deri në shkurt kemi ndarë 165 mln euro vetëm për pensionistët.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll