Politike

"Nëse zgjedh kënetën dhe jo BE-në, je autik", Rama për LaCivita: Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka?

Kryesocialisti tha se nëse mes opozitës dhe PS zgjedh të parët, së cilëve iu referohet si "këneta", atëherë je politikisht autik. 

22 Prill 2025, 11:10 Nga r.ll
"Nëse zgjedh kënetën dhe jo BE-në, je autik", Rama
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për  sondazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme të McLaughlin & Associates. Gjatë fjalës së tij në takimin me pensionistët, Rama ironizoi edhe drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së, amerikanin Chris LaCivita.

Më tej, kryesocialisti tha se nëse mes opozitës dhe PS zgjedh të parët, së cilëve iu referohet si "këneta", atëherë je politikisht autik. 

 “Shikoja mbrëmë në Youtube, se ka pajtuar një TV atë që bënte sondazhet e Trump dhe isha kurioz se është një nga sondazhistët e famshëm të Amerikës, isha kurioz se ca ka anketuar për Shqipërinë. Këta kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë për atë Latifin. E keni dëgjuar që thonë magjistarin, Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka? Çfarë të shikosh atje, kishte bërë anketimin, ne bëjmë anketime çdo muaj dhe e dimë se çfarë mendon populli dhe thoshte atë që dhe ne pak e shumë kemi.

Gjysma e popullit shqiptar mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Këta, aty në kënetë, jepnin të tërat shpjegimet e mundshme, përveç njërit, që mos vallë këtu e kemi gabim ne dhe disa gjëra vërtet janë bërë. Njëri tha se kjo tregon se populli shqiptar është i sëmurë, pra populli i sëmurë se pse nuk mendon si këta. Dhe më pas më hidhen mua se gjysma e burrave janë çyryk. Unë e them si metaforë, nuk është raport klinik. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’e mirë. Një çyryk fare tha Edi Rama i thotë shkoni në google dhe shikoni fotot e mia në google se i josh me trup. Mund të gjejnë cdo arsye që nuk bën sens, përvec njërës, more si erdhi kjo Shqipëri në derën e BE. Se mirë unë këtu i paskam blerë, trembur, populli qenka i sëmurë, autokraci...”, tha Rama.

edi rama ne gjirokaster chris la civita

Sondazh

Poll