Politike

"Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, vetëm të vetëshkatërrohen", Rama: Më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej!

Rama shtoi se opozita di vetëm të vetëshkatërrohen dhe të pengojnë sa të munden Shqipërinë.

22 Prill 2025, 09:08 Nga N.F
"Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, vetëm
Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në "Sy m'Sy" ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ata nuk dinë të bëjnë opozitë. Sipas tij ai mund ta bëjë 1 mijë herë më mirë opozitën sesa ata.

Rama shtoi se opozita di vetëm të vetëshkatërrohen dhe të pengojnë sa të munden Shqipërinë. Ai theksoi se në zgjedhjet e 11 majit opozita do të marrë rezultatin më të keq që nga viti 1997.

"Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej," tha ai.

edi

Sondazh

Poll