Politike

"Europa do na pranojë kur korrupsioni të zhduket"/ Rama-komentuesit: Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri në 2027!

Ai shtoi se janë 1 mijë veta që po punojnë për zbatimin e tij që deri në 2027 të mbyllen negociatat.

22 Prill 2025, 09:05 Nga r.ll
"Europa do na pranojë kur korrupsioni të zhduket"/
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjetet e tij sociale, ku një prej tyre ishte lidhur me integrimin në Europë. 

"Europa do na pranojë kur korrupsioni të zhduket", ishte komenti i qytetarit, për të cilin Rama tha se Europa e ka dhënë planin e saj për Shqipërinë. Ai shtoi se janë 1 mijë veta që po punojnë për zbatimin e tij që deri në 2027 të mbyllen negociatat.

"15 veta ministra në burg, si e ke numëruar ti. Para zgjedhjeve po bëjmë intensifikimin e komunikimit. Ktë ofendo shqiptarët ma thonë vetëm çyrykët. Kush mendon se bufi është rruga e duhur për Shqipërinë ka një problem. Ky nuk është ofendim është mendimi im. "Europa do na pranojë kur korrupsioni të zhduket". Zotëri Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri në 2027. Janë 1 mijë veta që punojnë çdo ditë për negociatat.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll