Politike

"Pension minimal 200 euro, mesatar 400 euro", Rama: Plani është që në "Shqipërinë 2030" paga mesatare për mësuesit të jetë 1200 euro

Rama foli edhe lidhur me mësuesit dhe pagat e tyre. Ai tha se dikur ata ishin pengje të politikës.

22 Prill 2025, 10:38 Nga r.ll
"Pension minimal 200 euro, mesatar 400 euro", Rama: Plani
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me pensionistët në Gjirokastër se sot pensioni minimal është 200 euro dhe ai mesatar 400 euro. Sipas tij, ata që premtojnë ndryshe duan t'i çojnë qytetarët drejt humnerës. 

Rama foli edhe lidhur me mësuesit dhe pagat e tyre. Ai tha se dikur ata ishin pengje të politikës. Më tej, kreu i qeverisë shtoi se sot paga mesatare e mësuesve është 1000 euro, ndërsa synimi është që në "Shqipërinë 2030" të bëhet 1200 euro. 

"Sot nuk luhet me sigurimet shoqërore siç luhej dikur, që të arrijmë të kemi një pension minimal 200 euro. Dhe të arrijmë që për të siguruarit të ketë një pension mesatar 400 euro. Kemi marrë ekspertizë nga të katërta anët. Kjo që ne kemi përcaktuar është ambicioz, nuk është i lehtë por do bëjmë çmos ta arrijmë. Të gjitha të tjerat që ju thonë është rruga drejt humnerës, ose nuk e kanë problem humnerën sepse jeni mësuar tashmë, ose nuk dijnë çfarë flasin. Duke qenë se u prek çështja e mësuesve dua të them se nuk është problem vetëm i pagës, problem i tyre ishte i autoritetit. Ishin të rënë përtokë, pengje të politikës, halabakëve që vinin rrotull shkollës dhe vetë nxënësve që ishin çoroditur komplet. Kur kemi nisur këtë punë ishin 5000 mësues pa arsimin përkatës. Pagën asaj kohe e kishim 370 euro, sot e kemi 1000 euro. Në Shqipërinë 2030 plani ynë është të jetë 1200 euro.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll